Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për Gazetën Enigma se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në Banjë të Pejës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku një person ka mbetur i lënduar”, deklaroi ai.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 27 me persona të lënduar kurse 35 vetëm me dëme materiale./Gazeta Enigma/