Gara me vetura në Mitrovicë, dy persona gjobiten e mbesin pa leje

Gara me vetura në Mitrovicë, dy persona gjobiten e mbesin pa leje

Ngasja përtej shpejtësisë së lejuar duket se u ka kushtuar, dy personave të cilët po bënin gara shpejtësie me vetura në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përcjell Gazeta Enigma.

Sipas policisë të njëjtit kanë rrezikuar pjesmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.

400 euro, katër pikë negative dhe marrja e patent shoferit në kohëzgjatje prej 10 muajsh është dënimi që këta të fundit u kanë shqiptuar dy ngasëve.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar dhe ka marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.  Kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.  Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh”, ka njoftuar policia. / Gazeta Enigma
 

Related Articles