290 ushtarë gjermanë me shumë gjasë do të vazhdojnë të shërbejnë edhe më tutje në Kosovë.
Kjo pasi kabineti qeveritar i Gjermanisë nën udhëheqjen e kancelarit Olaf Scholz, ka miratuar vendimin për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të ushtarëve që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it, transmeton Gazeta Enigma
Njoftimin e ka dhënë Ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermmanisë.
Sipas këtij njoftimi, ky vendim vjen pas ngritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ushtarët e dislokuar aktualisht përfshijnë rreth 210 të një kompanie operative gjermane që do të vendosen në terren për një vit në të ashtuquajturën Komanda Rajonale Perëndimore. Kompania e re synon të zëvendësojë forcat austriake dhe të trajnohet për të kontrolluar trazirat” – thuhet në njoftim.
Bundeswehr-i gjerman është prezent në Kosovë që nga 12 qershori 1999.
Tani është në dorën e Bundestagut për të votuar këtë vendim. / Gazeta Enigma