Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është shprehur se PSD-ja në sondazhe vlerësohet si opozitë e mirë.
Ai gjithashtu tha se rreth 12 për qind e qytetarëve mendojnë se PSD-ja i mungon kuvendit.
“Ne në sondazhe kredibile në Kosovë, vlerësohemi si opozitë shumë e mirë dhe e mirë, 33 për qind, jemi në vendin e parë, tashmë kjo është e matshme, jo vetëm fjalë dhe mendim. 11.8 për qind e njerëzve mendojnë që PSD-ja i mungon kuvendit”, tha Molliqaj për Klan Kosova.
“Tani neve na duhet që ata që mendojnë mirë për neve dhe këta që mendojnë që ne duhet të jemi pjesë e kuvendit, me i bind që për t’u bërë ne pjesë e kuvendit, duhet ju të na votoni”, është shprehur Molliqaj.