Po bënin gara me vetura, Policia i dënon dy shoferë në rrugën e Kamenicës

Po bënin gara me vetura, Policia i dënon dy shoferë në rrugën e Kamenicës

Policia e Kosovës i ka gjobitur dy shoferë të cilët u zunë duke bërë gara me vetura në rrugën e Kamenicës, raporton Enigma.

Ndaj që të dy kundërvajtësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqin euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalim vozitjes së automjeteve me veprim motorik në kohëzgjatje prej 1 viti.

“Njësite Policore nga Stacioni Policor Gjilan me datën 29.05.2024 në qytetin e Gjilanit rruga e Kamenicës kanë identifikuar dhe kanë marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve të cilët janë takuar duke bërë gara shpejtësie me vetura, me të cilat veprime kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

Ndaj që të dy kundërvajtësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalim vozitjes së automjeteve me veprim motorik në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles