Tre burra dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra në Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.
Për rastin të cilin policia e ka cilësuar si “dhunim”, është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje.
Viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë si dhe dy femra kosovare të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin policor.