Dyshohet se rrahën bashkëshortet, dy persona në Tiranë përfundojnë me pranga në duar

Dyshohet se rrahën bashkëshortet, dy persona në Tiranë përfundojnë me pranga në duar

Dy persona në Tiranë kanë përfunduar me pranga në duar, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

32 dhe 39 është mosha e dy të arrestuarëve bën të ditur policia.

“Në pranga ra A.R., 32 vjeç, banues  në Bathore, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”.

“U arrestua A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma.

Related Articles