Kombëtarja e Kosovës ka humbur me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore me Norvegjinë, me të tre golat që u shënuan nga ylli i Manchester Cityt, Erling Halaand, raporton Gazeta Enigma.
Halaand shënoi në minutat 15’, 70’ dhe 75’.
Kosova i pati disa raste, por nuk arriti ti konkretizojë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ullevaai Stadion” të Oslos. /Gazeta Enigma