Arrestohet 50 vjeçi në Shqipëri, dyshohet se e kërcënonte gruan se do ta vriste

Arrestohet 50 vjeçi në Shqipëri, dyshohet se e kërcënonte gruan se do ta vriste

Rrahjet dhe kërcënimet që dyshohet se ia kishte bërë gruas së tij, e kanë dërguar prapa grilave një person nga fshati Vleshë në Shqipëri.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Dibrës.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pushkë, pesë  krehra dhe 267 municione luftarake. /Gazeta Enigma

Related Articles