Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga një shkëmb 604 metra i lartë në Norvegji.
“Preikestolen” është një shkëmb në Norvegjinë jugperëndimore me pamje nga Lysefjord. Është një nga shëtitjet malore më të famshme të Norvegjisë dhe ka më shumë se 300,000 vizitorë në vit.
Policia tha se viktima ishte rreth të 40-tave dhe se ai po udhëtonte vetëm.
Policia po heton rastin si një rrëshqitje aksidentale, raporton CNN, përcjell Gazeta Enigma.
Dy dëshmitarë u morën në pyetje të hënën, duke përfshirë një që e pa incidentin. Ai shpjegoi se burri rrëshqiti dhe ra.