Ndonëse kanë kaluar shtatë vite ende nuk ka përfunduar rregullimi i stadiumit të Gjilanit.
Në fakt është pezulluar sërish tenderi për renovimin e stadiumit të këtij qyteti.
Kjo u bë e ditur pasi zyra e Prokurorimit të Komunës së Gjilanit ka publikuar dokumentin.
“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të qytetit të Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Në njoftim gjithashtu thuhet se vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe se do të jepen informacione për hapat e mëtutjeshëm.
Renovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan ka filluar nga viti 2017, derisa disa herë janë anuluar tenderat e shpallura. /Gazeta Enigma