Ka vdekur J.B, njëri nga të plagosurit në një incident me armë në qytetin e Pejës, raporton Gazeta Enigma.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Njëri prej tre të lënduarve në Pejë sot kanë ndërruar jetë. Rasti na është konfirmuar nga QKUK-ja sot”, ka thënë Gashi.
Policia tashmë ka konfirmuar se, i dyshuari për këtë rast është Agron (Mentor) Gashi, i lindur më 2002.
Agron Gashi sipas Policisë dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.
Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë ose e-mail: [email protected]
Policia ka publikuar edhe fotografinë dhe shënimet e tjera të të dyshuarit bazuar në ligj dhe me autorizim të Prokurorisë së Pejës.