Osmani do ta padisë Elezin, pasi ai tha se Presidentja ka negociuar për largimin e anëtarëve të BIA-së në rastin Banjska

Osmani do ta padisë Elezin, pasi ai tha se Presidentja ka negociuar për largimin e anëtarëve të BIA-së në rastin Banjska

Presidentja Vjosa Osmani do të përgatisë padi ndaj Ekspertit të Sigurisë, Bedri Elezi, i cili hodhi dyshime se e para e shtetit ka negociuar për lejimin e largimit të anëtarëve të BIA-së në rastin Banjska, njofton Gazeta Enigma.

Këtë e bëri të ditur Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili mohoi se që Osmani të ketë negociuar për një gjë të tillë

“Kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, shkroi Kupina në Facebook.

“Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore”.

Kupina po ashtu tha se Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që “urgjentisht të ndërmarrin masa”,  bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat “dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”. /Gazeta Enigma

Related Articles