Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, përmes një postimi në Instagram ka përkujtuar fitoren e PDK-së në vitin 2014, në zgjedhjet parlamentare.
Duke shpërndarë tituj të gazetave të atëhershme, Endriti shkroi: “Më 8 qershor 2014, para 10 vjetësh, ishte fitorja e radhës e zgjedhjeve nga babi”.
Më tej, ai tha se nuk ka politikan në dy dekada liri që ka fituar më shumë zgjedhje sesa babai i tij, Hashim Thaçi.
“Ishte përvojë e jashtëzakonshme edhe për mu si pjesë e kohëpaskohshme e fushatës së tij. Këto ishin zgjedhjet e shtata të fituara rresht prej tij. Nuk ka politikan që ka fituar zgjedhje më shumë në mbi dy dekada liri. Jam shumë krenar me ty, bab”, shkroi ai.
Hashim Thaçi ishte dy herë kryeministër i Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë ndërsa një herë ishte president deri më 5 nëntor të vitit 2020, kur u arrestua nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte. /Gazeta Enigma