Në shtëpinë e tij u gjet pa shenja jete, andaj vdekja e tij po hetohet nga organet e rendit.
Bëhet fjalë për një person nga Gjakova.
Me t’u lajmëruar rasti, policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Gjakovë / 08.06.2024-15:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma