Adnan Dibrani, është kosovari i parë që bëhet deputet i Parlamentit Evropian, raporton Gazeta Enigma.
Se Dibranin i ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e PE-së, ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri.
“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, shkroi Tahiri.
Sipas deputetit të AAK-së, Dibrani ka lindur në Mitrovicë dhe si i ri ka emigruar në Suedi.
“Përndryshe, Adnani për tri mandate ishte deputet në Parlamentin e Suedisë dhe po ashtu ishte përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku e ndihmoi shumë”, ka shtuar ai.