Në Komunën e Gjilanit ka mungesë të tabelave për motoçikleta, raporton Gazeta Enigma.
Ky problem sipas qytetarëve po ndodhë që disa javë.
“Jam duke pritë qe disa ditë, por po thonë që nuk ka tabela”, thotë një qytetar që po priste për tabela.
Ata thonë se nuk kanë marr sqarime shtesë se pse po ndodhë kjo.
Ndërkohë Gazeta Enigma ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Enigma.