I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka informuar anëtarët e Këshillit të Evropës në lidhje me dinamikën aktuale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Gazeta Enigma.
“Udhëtova për në Strasburg me ftesë të anëtarëve të Këshillit të Evropës. Në këtë qytet të bukur në kufirin franko-gjerman, pata privilegjin të informoj anëtarët e Këshillit të Evropës dhe shtetet anëtare të BE-së për gjendjen dhe dinamikën aktuale të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak përmes një postimi në Facebook.
“Ndërsa isha në Strasburg, shfrytëzova gjithashtu mundësinë për të bashkëvepruar me një numër zyrtarësh të Këshillit të Evropës për dosjet tona përkatëse”, shtoi ai. /Gazeta Enigma