17-vjeçarja Lediona Hajdari e cila mëngjesin e së hënës u vetaksidentua me motoçikletë në fshatin Dobroshec të Drenasit, sot ka ndërruar jetë në QKUK, raporton Gazeta Enigma”.
Lajmin për vdekjen e saj e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjetit social, Facebook.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e familjarëve, varrimi i së ndjerës do të bëhet me datë 12 qershor në varrezat e fshatit Dritan.
“Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Lediona Hetem Hajdari… Kujtimi i saj do të jetë një dritare e ndriçuar që do të na udhëheqë në jetën tonë të përditshme. Le të ruajmë kujtimin e saj me dashuri dhe admirim, dhe le të përpiqemi të ndajmë dritën dhe dashurinë që ajo përjetoi me ne, me të tjerët rreth nesh. Në këto momente të trishtimit, është e rëndësishme të kujtojmë se Lediona do mbetet thellë në zemrat tona si kolege, që punën e saj si infermiere e bënte me pasionin dhe dinjitetin më të fortë njerëzor”, thuhet në njoftim.