Begaj: Duhet të jemi bashkë kundër luftës serbe për ta njëllosur luftën e shqiptarëve

Begaj: Duhet të jemi bashkë kundër luftës serbe për ta njëllosur luftën e shqiptarëve



Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në seancën e sotme të Kuvendin, ka bërë thirrje për unitet midis dy popujve shqiptar, kundër luftës që Serbia po e bënë kundrejt Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

“Në një kohë kur Serbia dhe aleatët kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për të njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve, kemi nevojë më shumë se kurrë të jemi bashkë, për një manifest krenarie kombëtare”, ka thënë Begaj.

Presidenti i Shqipërisë kujtoi ish-presidentin Ibrahim Rugova, ish-veprimtarin Adem Demaçi e ish-komandantin Adem Jashari si figurat e shquara për Pavarësinë e Kosovës.

“Në përvjetor të tillë të shenjtë, përulemi para martirëve dhe figurave të shquara që me jetën dhe veprën për Pavarësinë e Kosovës lanë gjurmë të pashlyeshme në histori. Sot nderojmë Rugovën, arkitektin e pavarësisë dhe simbolin e paqes që vendosi çështjen e Kosovës në të gjitha kancelaritë perëndimore, nderojmë Adem Demaçin, veprimtarin qendrëstar të çështjes kombëtare, përulemi para familjes Jashari, familjes simbol të Kosovës, nderojmë kryetrimin Adem Jashari. Burra të tillë rrallë i lind historia. Të kujtojmë të gjithë luftëtarët e UÇK-së. Liria nuk është dhuratë, ajo duhet të mbrohet”, ka deklaruar ai.

Begaj gjithashtu përmendi shqiptarët nga Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut që iu bashkuan luftës së UÇK-së.




Related Articles