Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Izraeli po qëndron pas një propozimi për armëpushim në Gaza.
Sullivan tha se bota duhet të inkurajojë Hamasin të pranojë propozimin.
Ai gjithashtu tha se qëllimi ishte të kapërcehen boshllëqet me Hamasin dhe të arrihet një marrëveshje së shpejti.
Hamasi më herët pati thënë se pajtohet pjesërisht me planin për armëpushim, por se kërkojnë tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza dhe lirim e 100 palestinezëve me dënime afatgjata nga burgjet izraelite. /Gazeta Enigma