Mosmarrëveshjen që kishin mesa duket nuk arritën ta zgjidhin, një burrë dhe një grua në Pejë.
Thënë kështu pasi kjo e fundit ka raportuar në polici një person, pasi i njejti e kishe sulmuar fiziksht.
Gruaja pas sulmit kishte marrë trajtim mjekësor.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Pejë / 12.06.2024 – 16:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Gazeta Enigma