Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhjen e 208-të, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë mbledhje u miratuan 4 vendime të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
U ndanë 3 milionë euro për themelimin e një dritareje të re për mbështetjen e bizneseve që hapen nga bashkatdhetarët.
“U ndanë 3 milionë euro për themelimin e një dritareje të re për mbështetjen e bizneseve që hapen nga bashkatdhetarët tanë përmes garantimit të kredive të tyre, ku parashihet krijimi i një fondi deri 100 milionë euro kreditimi për bashkatdhetarët gjatë muajve dhe viteve në vijim ashtu që të kthehen dhe investojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.
3 milionë euro u ndan për mbulimin e policës kufitare.
“Gjithashtu për bashkatdhetarët, u ndanë 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare në mënyrë që kalimi në pikën kufitare të jetë i lehtë dhe pa radhë të gjata të pritjes. Kjo do të mundësohet përmes marrëveshjes ndërmjet MFPT-së, MPB-së, BQK-së dhe BKS-së.
Në vlerë 5.33 milion euro u miratua nisma për negocimin e marrëveshjes së grantit në kuadër të Agjencisë Zviceriane.
“U miratua nisma për negocimin e marrëveshjes së grantit në vlerë 5.33 milionë dollarë amerikanë në kuadër të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) financim shtesë i siguruar përmes negocimit të marrëveshjes fillestare në kuadër të projektit FLOWS me vlerë 25.1 milionë euro të miratuar tashmë në Kuvendin e Kosovës. Përmes këtij projekti mundësohet forcimi i kapacitetit kombëtar për menaxhimin e sigurisë së ujit dhe përmirësimi i sigurisë së ujit në pellgun Morava e Binçës”.
Dhe gjithashtu “u miratua vendimi për të kërkuar autorizimin nga Presidentja e Republikës së Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes e cila garanton pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Punësimit dhe Inovacionit Social të Fondit Social Evropian Plus (ESF +), duke siguruar bashkëpunim me BE-në 🇪🇺 në fushën e punësimit dhe gjithëpërfshirjes sociale dhe rritur mundësitë e financimit për grupet e cenueshme, mikro-bizneset dhe ndërmarrjet shoqërore”. /Gazeta Enigma/