Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatimin që u konfiskua sot në veri të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Svecla ka publikuar disa fotografi ku shihen eksplozivë, armë dhe municione.
Ai tha se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend.
“Sot, më shumë eksplozivë, armë dhe municione u konfiskuan edhe një herë në veri falë forcave tona vigjilente të sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me qytetarët tanë në veri. Kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend”.
Today, more explosives, weapons & ammo were confiscated once again in the north thanks to our vigilant security forces & the increased cooperation with our citizens in the north. Destabilizing threats from Belgrade will be countered with law and order 🇽🇰 pic.twitter.com/jXUZ3dvjRB— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 14, 2024