Kuqezinjtë në përballjen e parë në Euro 2024 pësuan disfatë nga kundershtarët italian.
Megjithatë sot ata i janë rikthyer stërvitjeve për ndeshjen me Kroacinë.
Të ndarë në dy grupe nga përzgjedhësi Sylvinho, një pjesë kanë punuar në palestër derisa pjesa tjetër ka kryer rreth 60 minuta përgatitje tekniko-taktike në kuadër të duelit ndaj Kroacisë.
Kombëtarja Shqiptare do të përballet të mërkurën e 19 qershorit me Kroacinë, ndeshje kjo që do të zhvillohet me fillim prej orës 15:00 në “Volksparkstadion”, të Hamburgut. /Gazeta Enigma