Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka pritur në takim të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, është diskutuar mbi rrugën përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit.
Bislimi ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në dialog, e përkushtuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.
“Ai nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët”, ka njoftuar ZKM-ja. /Gazeta Enigma