Sot me fillim nga ora 15:00, Shqipëria e luan ndeshjen e radhës në Kampionatin Evropian përballë Kroacisë në Hamburg.
Pjesëtarë të Policisë së Shqipërisë në bashkëpunim me kolegët e tyre gjermanë, kanë ndërmarrë veprime të përbashkëta për të garantuar qetësinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së sotme Kroaci-Shqipëri, në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2024”.
Patrullat e përbashkëta të policisë kanë luajtur një rol kyç në mbështetjen e forcave gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe zbatimin e masave policore midis autoriteteve gjermane dhe tifozëve.
Kjo bashkëpunim synon të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët e futbollit.