Elseid Hysaj ka përjetuar kritika të mëdha ditëve të fundit për shkak të paraqitjes së tij jo të kënaqur për Shqipërinë në ditët e fundit.
Megjithatë, i njëjti duket se po i merr kritikat me qetësi dhe nuk është i inatosur me tifozët kuqezinjë.
Një gjë e tillë u pa edhe pas ndeshjes barazuese me Kroacinë, ku përderisa lojtarët e tjerë po festonin ende në fushë, Hysaj shkoi tek tribunat për t’i përshëndetur dhe për të festuar me tifozët e flaktë shqiptarë. /Gazeta Enigma