Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi 10 euro ryshfet një zyrtari policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.