19 mijë e 200 i nënshtrohen testit të maturës, ku nga rezultatet e kësaj sfide, varet e drejta e tyre për shkollimin e mëtejmë, ndërsa 500 nxënësve iu është refuzuar kjo e drejtë, për shkak të mos aplikimit të saktë, ose problemeve që kishin me e-Kosova.
Ndërkaq, drejtori i Inspekcionit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij testi.
“Procedura e aplikimit ka përfunduar, maturantët kanë aplikuar nga 27 maji deri më 12 qershor. Maturantët që nuk pasur mundësi të aplikojnë online, për shkaqe teknike ditën e martë, shkollat na i kanë dërguar listat e tyre maturantëve dhe i kemi futur në listë edhe ata për të hyrë në testin e maturës. Në aplikacionin online kanë aplikuar diku 19 mijë e 200 nxënës, ku 18 mijë e 600 prej tyre kanë marrë konfirmim pozitiv për maturë, kurse rreth 500 maturantëve u është refuzuar aplikimi për shkak të mos-drejtës së nënshtrimit në këtë afat”, ka thënë Elezi.