Rusia ka bombarduar një ndërtesë banimi në qytetin verilindor të Ukrainës – Kharkiv.
Nga ky bombardim mbetën të vrarë tre persona dhe të plagosur pothuajse 30.
Pamje të sulmit të Rusisë ka postuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Terroristët rusë kanë goditur përsëri Kharkivin me bomba të drejtuara”, shkroi ai në Telegram.
Kujtojmë se para pak kohësh Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, kishte thënë se Rusia ka hedhur pothuajse 10 mijë bomba në drejtim të Ukrainës këtë vit. /Gazeta Enigma