Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Hamallaj të Gjirit të Lalzit.
Nga ky aksident ka humbur jetën një 16-vjeçar derisa një tjetër i moshës 20-të ka mbetë i lënduar rëndë.
Për rastin ka njoftuar policia e shtetit.
“Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.“, njoftoi policia, përcjellë Gazeta Enigma.