Presidenti i Shqipërisë viziton Deçanin, merr titullin “Qytetar nderi”

Presidenti i Shqipërisë viziton Deçanin, merr titullin “Qytetar nderi”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar sot Deçanin dhe Gllogjanin historik, bashkë me Zonjën e Parë, Armanda Begaj.

Aty, Begaj u prit nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i nderuar me vizitën e të parit të Shqipërisë.

“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Komuna e Deçanit nderoi presidentin Begaj, duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

“Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan”, u shpreh tutje Hardinaj. /Gazeta Enigma

Related Articles