Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka uruar ish-kryeministrin holandez, Mark Rutte, për emërimin si sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Ajo ka theksuar se përvoja dhe njohuritë e tij do ta forcojnë për aleancën.
“Mezi presim të punojmë së bashku për avancimin e anëtarësimit të Kosovës dhe arritjen e paqes së qëndrueshme”.
“Faleminderit, Jens Stoltenberg, për udhëheqjen tuaj”, ka thënë Gërvalla në X.