Kurti – Vuçiq mund të takohen me 2 korrik –  Çka ndodhi dje në Bruksel

Kurti – Vuçiq mund të takohen me 2 korrik –  Çka ndodhi dje në Bruksel


Derisa ishte proklamuar në publik se do të ndodhë dje një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kjo nuk u realizua, shkruan Gazeta Enima.

Dështimi i takimit erdhi pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur disa kushte për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka shprehur gatishmëri për të mbajtur takim trepalësh.

Borrell gjithashtu ka njoftuar se Kurti i ka vendosur tri kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit.

Tri kushtet e Kurtit kundrejt Serbisë

Kushtet e Kurtit për t’u takuar me presidentin e Serbisë sipas Borrellit janë  ‘1. Marrëveshja bazike të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë më datë 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare’.

Ndërkohë Borrell ka njoftuar se kryenegociatorët do të ftohen javën e ardhshme në Bruksel nga emisari Miroslav Lajçak.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën e tij për media pas takimit ka bërë të ditur se takimi mes dy kryenegociatorëve do të mbahet me shumë gjasë më 2 korrik.

“Do të provohet në fillim të korrikut, me shumë gjasë me dy korrik, ndërmjet dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin, por zbatimi i marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj”, tha Kurti.

Kurti pas takimit në Bruksel se Qeveria ka shprehur qëndrimin e saj për zbatimin e Marrëveshjes Bazike, që ishte dakorduar në shkurtin e 2023-s.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim trilateral ka qenë më 14 shtator të vitit të kaluar… Ka ndodhur shumëçka prej atëherë kur ka ndodhur Banjska por edhe letra e tërheqjes nga marrëveshja bazike”, ka thënë Kurti.

Mes tjerash, Kurti kërkoi dorëzimin e Milan Radoiçiqit.

“E kemi mbrojtur Marrëveshjen Bazë. Ajo është nën sulm nga mosnënshkrimi, nga letra e Bërnabiq dhe nga liria e Radoiçiqit, i cili përndryshe në Serbi vazhdon trajnimet për sulme të reja”, tha Kurti. / Gazeta Enigma.

Related Articles