Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se me modelin e përbërjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës është cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.
Tahiri ka thënë se tri ligjet e sotme në Kuvend e godasin demokracinë dhe zërin e lirë.
“Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore duke krijuar pasiguri juridike dhe duke e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës”, ka thënë Tahiri.
Reagimi i plotë:
Të ndalet shkatërrimi i shtetit
Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore duke krijuar pasiguri juridike dhe duke e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës.
Cilat janë disa nga problemet e tri Ligjeve:
Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës:
– Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja. Me këtë model të përbërjes së KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.
– Kjo përbërje mundëson ndikim të drejtpërdrejtë politik nga qeveria.
– Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë.
Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM):
– Me projektligj ndryshon procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së, duke ia mundësuar VV-së kapjen e institucionit për gati 10 vjet dhe t’i shkarkojë lehtësisht, nëse nuk i binden partisë.
– Mediat online po tenton t’i regjistrojë, që të mund t’i denojë me pare, kur nuk iu pëlqen ndonjë media, dhe kështu t’i mbyllë.
Ligji ka shpik definicione që nuk ekzistojnë (BE-ja ka thënë kështu).
Ligji për Zyrtarët Publikë:
-1 mijë e 600 pozita udhëheqëse në Administratën Shtetërore më këtë ligj u rrezikohet siguria juridike.
– Dmth ky ligj, në vend se të bëjë një reformë, e kthen prapa, ose me saktë, e shkatërron administratën tonë shtetërore.
– Propozimini i këtij ligji është në kundërshtim me një aktgjykim, që tashmë e ka marrë Gjykata Kushtetuese, është një moment i ri dhe negativ në praktikën e ligjbërjes në Kosovë.
– Politizimi dhe ndikimi partiak po shëndrrohet në normë që pastaj vështirë se do të mundet të përmirësohet.
– Kjo duhet të ndalt, me këto tri Ligje vdes demokracia dhe shteti i së drejtës.