Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.,, duke filluar nga sot 28 qershor 2021 deri në njoftimin e radhës, për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë, ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, shpërndarjes së barabartë të ujit për shkak të rritjes enorme të kërkesave për ujë/keqpërdorimit të ujit , ju njofton me orarin e ri të reduktimeve të ujit të pijshëm.
“Çagllavica, Veterniku( pjesa kah Rezonanca), Lagjja NIC dhe lagjja Qëndresa do të jenë me reduktim të furnizimit me ujë nga ora 17:00-22:00.
Lagjja Qershia dhe fshati Miradi e Epërme, me reduktim prej orës 10:00-22:00,
Një pjesë e Hajvalisë , me reduktim nga ora 22:00-07:00.
Fshatrat përgjatë linjës Albanik-Podujevë dhe fshatrat Albanik-Prishtinë me reduktim nga ora 18:00-06:00.
Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi.
Furnizimi me ujë dhe aplikimi i reduktimeve minimale varion nga zona në zonë për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe konsumit të ujit”, thuhet në njoftimin dërguar mediave,