Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj shtatë të pandehurve, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale; Falsifikim i Dokumenteve, Mashtrim, Keqpërdorim, Shmangie nga Tatimi dhe Dokumente të rrejshme, njofton Gazeta Enigma.
Të dyshuarit me iniciale T.M., A.O., dhe D.C., janë akuzuar për veprën penale Falsifikim i Dokumenteve.
“Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shmangie nga Tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
“Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”. /Gazeta Enigma