Zyrtarë të KOSTT-it kanë vendosur për herë të parë tabelën identifikuese të institucionit në Zveçan, pas marrëveshjes për faturimin e energjisë elektrike dhe pagesën e tyre nga ana e serbëve në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, shkruan Gazeta Enigma.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Ai shkroi se ekipe të KOSTT-it kanë vendosur njërën nga tabelat identifikuese në Nënstacionin Vallaç, i cili gjendet në komunën e Zveçanit.
Gjatë muajit janar ishin shpërndarë mbi 20 mijë fatura të energjisë në veri të vendit për konsumin energjisë, që ishte bërë për herë të parë në atë pjesë të vendit. /Gazeta Enigma