Katër persona kanë humbur jetën dhe për fatin e dy të tjerëve nuk dihet ende në dy kantone jugore në Zvicër.
Kjo pasi stuhitë e mëdha dhe shkrirja e borës në disa zona bën që dheu të rrëshqas e në disa pjesë të ketë përmbytje.
Kështu kanë bërë të ditur policia zvicerane.
Tre nga viktimat u mbytën gjatë mëngjesit të së dielës në luginën Maggia.
Ndërkaq një tjetër është gjendur pa shenja jete në një hotel në qytetin alpin të Saas-Grund.
Sipas policisë dyshohet të ketë vdekur nga përmbytjet që erdhën si pasojë e shkrirjës së borës.
Ndërkaq është raportuar edhe për dy të tjerë, të cilët për momentin janë të zhdukur dhe nuk dihet ende për fatin e tyre. /Gazeta Enigma