“Tre Luanët” janë tashmë çerekfinalistët e katërt të Euro 2024.
Kombëtarja e Anglisë triumfoi pas vazhdimeve 2:1 ndaj Sllovakisë.
Ivan Schranz fillimisht kaloi Sllovakinë në epërsi në minutën e 25-të të takimit.
Ndërkaq më vonë Jude Bellingham shënoi për ta barazuar ndeshjen.
E me të nisur vazhdimet, Anglia shënoi edhe golin e epërsisë që në fund doli edhe gol i fitores dhe kualifikimit.
Në çerekfinale, Anglia do të përballet me Zvicrën, që dje e eliminoi Italinë. /Gazeta Enigma