Kryetarja e kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic, sot viziton Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
Ajo pritet të takoj kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Takimi do të nisë në ora 11:00 dhe pas takimit Konjuca dhe Zupancic do të mbajnë konferencë për media.
Njoftimi i plotë:
Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për sot, 1 korrik 2024
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.
Koha: 11:00
Vendi: Kabineti i Kryetarit
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Pas takimit, në orën 12:00 kryetarët Glauk Konjufca dhe Urška Klakočar Zupančič do të mbajnë konferencë për media.
Ndërkaq gjatë ditës, kryetarën e kuvendit të Sllovenisë do ta takoj edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. /Gazeta Enigma