Me tensione ka nisur seanca e sotme parlamentare, teksa kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
Interpelanca u kërkua për emërimin si këshilltar një agjent rumun të shërbimeve sekrete.
Kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, shkruan tvklan.
Por, teksa Bardhi mbante fjalim në foltoren e Kuvendit, situata u tensionua teksa nga vendi ndërhyri deputeti i PS-së, Erion Braçe.
Bardhi iu kundërpërgjigj me tonë të ashpra.
“Gore ça ke, ça ke, ça ke? Mbyll gojën ti, mos guxo të më ndërhysh kur jam unë duke folur. Ti mos fol fare, zëdhënës i krimit të organizuar, ti vrave njerëz, vrave njeri në derën e SPAK-ut, ti vrave dje një qytetar atje në derën e SPAK-ut, ti dhe qeveria jote. Mbylle gojën. Ju ka sjell ju këtu si dele e kujtoni se jemi të gjithë dele”, tha Gazment Bardhi.