Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili dje akuzoi shtetin fqinjë për “vëzhgim të lëvizjeve të ushtrisë serbe”, me dronët Bayraktar.
“Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk koordinojnë operacionet me dronë jashtë kufijve të Kosovës. Qëllimi i kapaciteteve tona është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Ministria në një përgjigje për Geopost, transmeton Gazeta Enigma.
“Kjo njësi është projektuar për të përdorur avionë pa pilot dhe normalisht kryen operacione edhe me dron TB2. Nuk ka asnjë të re që ne të kryejmë operacione jashtë kufijve të Kosovës apo të koordinojmë me dikë”, ëshët thënë tutje në deklaratë.
“Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është të mbështesim operacionet në territorin e Kosovës”, ka përfunduar përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes. /Gazeta Enigma