Gjatë ditës së sotme nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës është arratisur Faton Hajrizi.
Hajrizi ishte gjithashtu përfitues i vikendit dhe se herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji.
Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve janë suspenduar dy oficerë korrektues.
Faton Hajrizi është i dënuar për vrasjen e policit rus të UNMIK-ut dhe se kjo është hera e nëntë që ai arrin të arratiset nga burgjet e Kosovës.