Dj i njohur me famë ndërkombëtare, Martin Garrix ka performuar në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, para mijëra pjesëmarrësve.
Duket se energjia që Garrix ka marrë nga përkrahësit nga Shqipëria ka bërë që i njëjti të mendoj të rikthehet sërish për të performuar në tokën shqiptare.
Të paktën ështu ka thënë përmes një postimi në Instagram.
“Koncerti im i parë në Shqipëri, por definitivisht jo i fundit… Faleminderit për natën e paharrueshme”, shkroi ai, derisa ndau disa imazhe prej atmosferës gjatë kohës kur ai ishte i ngjitur në skenë. /Gazeta Enigma