Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës sot ka mbajtur një session informues me komunitetin dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta “Enigma”.
“Me qëllim të shtrirjes së informimit të saktë, Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës, zbatuar nga Ministria e Financave dhe Republika e Kosovës mbajti sesion informues me komunitetin dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, për Rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Këto informacione janë publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës.
Gjatë këtij sesioni u prezantuan gjashtë pika ku edhe është bërë informimi i qytetarëve për aplikim dhe për kushtet që duhet të i plotësojnë ata.
Këto janë pikat që u prezantuan gjatë këtij sesioni: “Qëllimi i Pilotimit të Skemës së Asistencës Sociale; Procesi i aplikimit përmes platformës e-Kosova; Kriteret e përshtatshmërisë; Tre hapat e testimit për përfitim; Aktivizimi i përfituesve të SAS-it në tregun e punës, si dhe të gjitha informatat tjera të rëndësishme për këtë process”.
Kujtojmë se aplikimi për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale është i hapur dhe mund të bëhet përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/
Organizimi i sesioneve informuese do të vazhdojë edhe në rajonet tjera dhe ne do t’ju mbajmë të informuar për datat dhe vendet e sesioneve të radhës. /Gazeta Enigma/