Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot protestojnë, Azemi jep detaje për “Enigmën”

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot protestojnë, Azemi jep detaje për “Enigmën”

Punëtorët teknikë sot protestojnë para Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” Azemi deklaroi se protesta do të jetë një orëshe, dhe se kërkesa e tyre është rritja e pagës.

“Protesta do të fillojë nga ora 10:00 deri në ora 11:00, kërkesa e tyre është rritja e pagës nga 275 sa është tani të bëhet në 400 euro aq sa edhe i kanë kolegët e tyre”, deklaroi Azemi. /Gazeta Enigma/

Related Articles