Lojtarët më të shpejtë në Euro 2024, kjo është shpejtësia maksimale

Lojtarët më të shpejtë në Euro 2024, kjo është shpejtësia maksimale

Kylian Mbappe ka pasur telashe në Euro 2024, por sërish udhëheq në disa prej listave. Për shembull në atë të lojtarëve që kanë arritur shpejtësinë më të madhe në Evropianin në Gjermani.

Ndaj Portugalisë në çerekfinale, sulmuesi francez gjatë një vrapimi arriti shpejtësi prej 36.5 kilometra në orë.

Vetëm edhe spanjolli Ferran Torres ka arritur kufirin prej 36 kilometra në orë në Euro 2024. I treti në listën e lojtarëve që kanë arritur shpejtësinë më të madhe është slloveni Benjamin Sheshko. Ai arriti shpejtësi prej 35.9 kilometra në orë.

Leroy Sane e Valentin Mihajla ndajnë vendin e katërt me shpejtësi maksimale prej 35.8 kilometra në orë.

Related Articles