Vinicius u kërkon falje brazilianëve pas eliminimit nga Copa America

Vinicius u kërkon falje brazilianëve pas eliminimit nga Copa America

Vinicius Junior kërkoi falje të përzemërt nga tifozët brazilian, pasi humbi ndeshjen e kombëtares në çerekfinalen e Kupës së Amerikës ndaj Uruguait, për shkak të pezullimit nga grumbullimi i kartonëve të verdhë, transmeton Gazeta Enigma.

Brazili u eliminua nga ky edicion i Kupës së Amerikës nga Uruguai në fazën çerekfinale. Pezullimi i tij erdhi nga marrja e dy kartonëve të verdhë gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve – i pari në fitoren 4-1 ndaj Paraguait, ku Vinicius shënoi dy herë, dhe i dyti në barazimin 1-1 kundër Kolumbisë.

Pas eliminimit të Brazilit, Vinicius në Instagram shprehu pendimin e tij dhe u kërkoi falje fansave.

“Copa America ka mbaruar dhe është koha për të reflektuar dhe për të ditur se si të merreni me humbjen. Ndjenja e zhgënjimit shfaqet përsëri dhe përsëri. Kam marrë dy kartonë të verdhë dhe kam parë sërish eliminimin nga jashtë, por këtë herë është faji im. Kërkoj falje për këtë”, ka shkruar futbollisti i Real Madridit.

Ai theksoi se është vetëm në fillim të rrugëtimit të tij me kombëtaren dhe është i përkushtuar që të ndihmojë Brazilin të arrijë objektivat e tij në të ardhmen. /Gazeta Enigma

Related Articles